Napoli mposhtet nga Verona, shikoni si vlerësohet Elseid Hysajt nga mediat italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 23:41

Napoli mposhtet nga Verona, shikoni si vlerësohet Elseid Hysajt nga mediat italiane

Ndeshja e tretë rradhazi në kampionat, titullar dhe 90 minuta për Elseid Hysajn me Napolin e tij.

hysaj.napoli.2020.21.controllo.750x450

Kjo është diçka pozitive për mbrojtësin shqiptar i cili po risheh edhe një herë veten e tij të jetë i dëshiruar nga klubi nga Kampanja dhe mbi të gjitha nga trajneri Ivan Xhenaro Gatuzo i cili nuk e ka patur në preferencë të parë shkodranin që në momentin kur u ul në pankinën e skuadrës së kaltër.

Sipas mediave italiane, Hysaj në humbjen e sotme që Napoli pësoi 3-1 në transfertë ndaj Veronës në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, ka zhvilluar një ndeshje nënmesatare por duke vuajtur kundërsulmet e skuadrës vendase.

NOTA E NDESHJES SË ELSEID HYSAJT PASDITEN E SOTME, SIPAS MEDIAVE ITALIANE –

1.  “TuttoMercatoWeb” – Elseid Hysaj, Nota: 5 – “Në vështirësi nga krahu i majtë, e cila nuk është as roli i tij natyral. Kishte vështirësi për t’i dhënë një ndihmë sulmit me këmbën e gabuar. “

2. “CalcioMercato.com”- Elseid Hysaj, Nota: 5“Humbet markimin e kundërshtarëve, sidomos në kundërsulmet e shpejta të sulmuesve kundërshtarë, bashkëpunëtor është dhe lodhja e dukshme. Në fazën e kundërsulmit nuk është gjendur pothuaj kurrë në pozicionin e tij.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"