Napoli merr me vete në fazën përgatitore një shqiptar, zbulimi i Spaletit është kushëriri i… Elseid Hysajt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:36

Napoli merr me vete në fazën përgatitore një shqiptar, zbulimi i Spaletit është kushëriri i… Elseid Hysajt (VIDEO)

Gjatë ndalesës për shkak të Kupës së Botës, ku po vijon të sjellë jo pak surpriza, Napoli, ekipi më në formë në Itali, që kryeson dhe kampionatin e ka regjistruar 12 fitore radhazi mes Serisë A dhe Champions-it, kërkon të gjejë vazhdimësinë edhe në pjesën e mbetur të ndeshjeve.

DANIEL HYSAJ

Për ta bërë këtë, napolitanët u nisën drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore bashkë me një element të rëndësishëm. Për të kompensuar mungesën e disa lojtarëve, Luçiano Spaleti ka thirrur edhe disa surpriza nga skuadra e Primaverës, përfshirë edhe mbrojtësin shqiptar, Daniel Hysaj.

Një mundësi e shkëlqyer për xhevahirin e ekipit Primavera të Napolit, i cili do të ketë mundësinë të shkëlqejë në këtë fazë përgatitore në Turqi.

Daniel Hysaj është kushëriri i Elseid Hysajt, lojtarit të Kombëtares shqiptare, që aktualisht luan te Lacio, por ka një shkuar të lidhur me Napolin, pasi luajti nga viti 2015 deri në 2021-shin. I lindur në vitin 2004, një element thelbësor për kombëtaret e moshave kuqezi, ku tashmë është thirrur me Shqipërinë U-21, të drejtuar nga Alban Bushi.

Pas një sezoni në huazim te Bari, ai arriti të tregojë cilësitë e tij, duke tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit toskan. Aktualisht me një repart më shumë se të plotë mbrojtësish, skuadra e Napolit vazhdon të kërkojë lojtarë të perspektivës për të ardhmen, i cili mund të bëjë diferencën edhe të rikthehet në ekipin A në rast të një dëmtimi të mundshëm për disa lojtarë të formacionit.

Kush është Hysaj?

Mes 28 emrave të përfshirë për stërvitjen në Turqi, del edhe ai i mbrojtësit shqiptar, Daniel Hysaj, një futbollist i lindur në vitin 2004, i spikatur nga Spaleti dhe deri tani ka luajtur tetë ndeshje në kampionat dhe një në “UEFA YOUTH LEAGUE”.

Danieli e nisi karrierën te ekipi i ASD Pelegrino Sport Altamura në vitin 2009 dhe qëndroi deri në vitin 2018. Më pas ai kaloi me profesionistët me ekipin e Materës dhe pas një sezoni te të rinjtë e Barit, klub në pronësi të De Laurentis.

DANIEL HYSAJ 1 (1)

Edhe në skuadrën puliane, qendërmbrojtësi kaloi shpejt përpara dhe u transferua në ekipin e Napolit U-17, ku pas paraqitjeve të mira, kaloi në ekipin U-19.

I lindur si mbrojtës, por nëse është e nevojshme ai mund të luajë edhe si mesfushor, preciz në fazën e kontrollit të topit dhe me aftësi të shkëlqyera mbrojtëse, që mesa duket do të përmirësohen nën drejtimin e trajnerit Luçiano Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"