Napoli mendon të blindojë skuadrën, objektivi i Interit drejt qëndrimit me “të kaltrit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 23:11

Napoli mendon të blindojë skuadrën, objektivi i Interit drejt qëndrimit me “të kaltrit”

Napoli po mendon të rinovojë kontratat e dy futbollistëve të tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin serb Nikola Maksimoviç dhe sulmuesin Dris Mertens.

barella.inter.contrasto.mertens.napoli.2019.20.750x450

Mendohet se rinovimi i kontratave të dy lojtarëve do të vijë në fund të gjendjes së emergjencës së koronavirusit. Napoli do t’i ofrojë Maksimoviçit rinovim të kontratës deri në vitin 2024, ndërsa për sa i përket Mertensit, “Il Roma” raporton se futbollisti belg dhe presidenti i klubit Aurelio De Laurentis kanë arritur gjuhën e përbashkët dhe mendohet se rinovimi nuk do të mungojë.

Lojtari kërkohet që prej muajit janar nga Interi si sulmues rezervë për Romelu Lukakun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"