Napoli me mungesë të rëndësishme kundër Lacios, titullari nuk grumbullohet fare me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 18:53

Napoli me mungesë të rëndësishme kundër Lacios, titullari nuk grumbullohet fare me skuadrën

Portieri i Napolit, Aleks Meret nuk do të luajë në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Lacios, pasi ka probleme me stomakun. Futbollisti pritej të ishte titullar por as nuk është grumbulluar fare me skuadrën.

meret

Në një deklaratë nga klubi konfirmohet se Meret ka shqetësime në stomak. Si zëvendësuesi i tij është thirrur portieri i të rinjve Hubert Idasiak, ndërsa Ospina do veshë dorezat për të mbrojtur portën kundër Lacios. Gatuso ka thirrur në skuadër edhe Manolasin me Maksimoviçin që kanë qenë të dy të dëmtuar.

Lojtarët e grumbulluar nga Napoli për sfidën kundër Lacios: Ospina, Karnezis, Idasiak, Di Lorenzo, Mario Rui, Manolas, Luperto, Ghoulam, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Allan, Zielinski, Elmas, Younes, Fabian Ruiz, Demme, Lobotka, Callejon, Lozano, Insigne, Mertens, Milik, Politano

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"