“Napoli, kampion më shpesh pa ‘hilet’ e Juves”, De Laurentis: Përfundonim të dytët edhe pse duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 0:08

“Napoli, kampion më shpesh pa ‘hilet’ e Juves”, De Laurentis: Përfundonim të dytët edhe pse duhet të…

Një Aurelio de Laurentis i harbuar, i cili paraqitet në mikrofona pas takimit në prefekturë për të organizuar festën e titullit të Napolit të tij. Leja nga autoritetet është marrë dhe nevojitet vetëm që ekipi i Spaletit të marrë një fitore në dy ndeshjet e radhës ose që rivalet të mos fitojnë.

DE LAURENTIS

Sidoqoftë, 15 pikët avantazh janë një pretekst qetësie, e cila ndoshta bëri që Napoli të mos arrinte të fitonte të dielën me Salernitanën. Sidoqoftë, lidhur me emocionet e momentit, kreu napolitan deklaroi:

“Cikli ynë fitues filloi disa kohë më parë, por parregullsia e vazhdueshme na penalizoi. Nëse ka një trofe që e kemi stërmerituar është ai i ndershmërisë. Ndonjëherë ne përfundonim të dytët, por mund të kishim përfunduar të parët nëse… Ndiej se kam fituar kampionate të tjera, por me siguri atë të ndershmërisë, që është rregulli i parë i jetës sime”.

Aludimet e presidentit napolitan janë në mënyrë të pashmangshme për çështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me Juventusin. Ai nuk kursen thumbimet, teksa në deklaratën e tij shtoi: “Ndeshja 5- 1 me Juventusin ia vlen sa për të gjithë titullin. Duke i mposhtur ata kaq gjerësisht në ndeshjen e parë dhe në atë mënyrë tjetër në ndeshjen e kthimit dhamë një tjetër provë force. Shpresoj që fjalët e mia të jenë shteruese si përgjigje”.

EMOCIONE – Gëzimi për një titull, që për tani është vetëm çështje aritmetike, duket i papërmbajtshëm.  “Entuziazmi im është i jashtëzakonshëm.  Majin e kaluar thashë se doja të fitoja titullin dhe vura re shqetësim në sytë e atyre që më dëgjuan. Është mirë të shohësh sa shumë kjo fitore përfaqëson ne jetën e secilit prej nesh. Ky është një film i mirë, universal, përfaqësues i aftësisë sonë për të bërë mirë.” përfundoi De Laurentis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"