“Napoli ishte më agresiv se ne”, flet Bonuçi: Nuk u kushtëzuam nga barazimi i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 19:05

“Napoli ishte më agresiv se ne”, flet Bonuçi: Nuk u kushtëzuam nga barazimi i Interit

“E dinim që do të prisnim një Napoli shumë agresiv, shumë të ashpër në zonën tonë dhe ashtu ndodhi, edhe pse në disa raste ishim sigurisht ne ata që ia lejuam që të ndodhte kjo”.bonuci

Leonardo Bonuçi, kapiteni i Juventusit, është i zhgënjyer pas rezultatit të djeshëm, por nuk pranon kurrsesi që të mendojë se paraqitja disi e vakët nga ana e bardhezinjve erdhi si rrjedhojë e njohjes së rezultateve të Interit dhe të Lacios. “Nuk është e vërtetë që u kushtëzuam nga barazimet e Interit dhe të Lacios.

Nuk e morëm ndeshjen lehtë, thjesht kishim 1 për qind më pak agresivitet se Napoli, i cili e kërkoi më fort se ne fitoren. Na vjen keq, sepse ishte një rast i mirë, ndonëse sido që të ishte, nuk është se diferenca e pikëve tani, qoftë 3, 4 apo 6 mund të kishte garantuar titullin.lukaku bonuci

Kampionati është ende shumë i gjatë, por ka disa gjëra që duhen korrigjuar. Pritej më shumë nga sulmi? Jo, pritej më shumë nga të gjithë ne, pasi në fushë luhet në grup, jo individualisht”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"