Napoli-Ikardi, nuk është më vetëm një thashethem i merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 14:11

Napoli-Ikardi, nuk është më vetëm një thashethem i merkatos

Napoli po bëhet gati të zëvendësojë Gonzalo Higuain me një tjetër argjentinas. Bëhet fjalë për Mauro Ikardin, sulmuesin e Interit i cili është gati të largohet nga zikaltërit për një rrogë më të lartë.

ikardi

Sipas Xhanluka Di Marzio, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, si dhe drejtori sportiv Kristiano Guintoli, ishin sot në një takim me një ndërmjetës, ndërsa në linjë telefonike kishin edhe Uanda Narën, bashkëshorten dhe njëkohësisht menaxheren e futbollistit,

Napoli është gati t’i ofrojë lojtarit një rrogë të rëndësishme për futbollin italian, që fillon nga pagesa fikse prej 5-5,5 milionë eurosh, të cilës i shtohen bonuse të ndryshme, ndërsa ai do të gëzojë edhe 50% të të ardhurave nga e drejta e imazhit. Ndërkaq, parashikohet që në një kontratë të mundshme mes palëve, të vendoset një klauzolë largimi prej rreth 90 milionë eurosh.

Tashmë pritet që Napoli të fillojë diskutimet edhe me Interin, i cili nuk do të heqë dorë lehtë nga sulmuesi. Oferta e parë e Napolit parashikohet të jetë 40 milionë euro, por zikaltërit pretendojnë të paktën 55-60 milionë nga shitja e tij. Çështja do të diskutohet në ditët në vazhdim, pasi Roberto Mançini është kundër kësaj marrëveshje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"