Napoli i Hysajt mposht Milanin, kuqezinjtë e mbyllin me 9 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2016 | 23:02

Napoli i Hysajt mposht Milanin, kuqezinjtë e mbyllin me 9 lojtarë

UPDATE/ Napoli nuk fal ndaj Milanit dhe merr tri pikë në “San Paolo” duke iu afruar Juventusit që ndodhet në krye të klasifikimit me 6 pikë.

214406806-1641668c-4821-42a2-aed2-15fb700f9a08Kryesfida e Javës së dytë në Serinë A mes Napolit dhe Milanit përfundoi në shifrat 4-2.

Blutë e mbyllën në avantazh të dy golave pjesën e parë me dopietë të Milik në mitën e 18’dhe të 33′. Kuqezinjtë reaguan në pjesën e dytë duke ngushtuar shifrat në 2-1 me Niang në minutën e 51′.

C_29_articolo_1115476_upiImgLancioOriz

Suso barazoi rezultatin katër minuta më pas duke rihapur takimin, por Kalejon shënon golin e tretë për Napolin duke u dhënë sërish avantazhin vendasve. Ndeshja u karakterizua nga loja e fortë dhe tensionet në fushë.

Në këtë sfidë luajti si titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, i cili nuk i shpëtoi dueleve të ashpra duke marrë edhe një karton të verdhë në minutën e 70’.

Elseid-Hysaj-470x266

Përtej disavantazhit të golave, Milani luajti edhe në inferioritet numerik në këtë sfidë.

Kukçka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75′ duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa Niang merr një tjetër karton të kuq tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt për shkak të një faulli ndaj portierit kundërshtar.

Goli i katërt realizohet nga Romanjoli (autogol) i cili në mënyrë të dëshpëruar tenton ta largojë sferën me dorë nga porta, por më pas ndëshkohet edhe me një karton të verdhë.

***

Juventus ndal Lacion në “Olimpiko”, Alegri i ‘falet’ Khedirës

Më herët, Juventus mori një tjetër rezultat pozitiv në një ndeshje të vështirë siç ishte takimi i luajtur sot në mbrëmje ndaj Lacios në “Olimpiko”.

191242926-a7061d4b-c1fd-46f6-94ed-4da1d2ef7083Ndeshja e vlefshëm për Javën e dytë në kampionatin italian u mbyll me fitoren minimale të bardhezinjve 0-1.

Goli i Khedirës në minutën e 66′ përcaktoi edhe fatin e këtij takimi duke i dhënë tri pikë të çmuara Alegrit në transfertë.

200034220-be39e285-2422-417f-84ba-3942228811eb

Me këtë rezultat Juventusi mban kreun e Serisë A me 6 pikë. Ndërsa e ndjekin pas 8 ekipe me nga 3 pikë, ndër to Milani dhe Roma.

Në këtë takim ra në sy edhe mungesa në stol e Etrit Berishës. Kohët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij, ndërsa në vend të gardianit kuqezi, Inzagi mori të riun Strakosha.

185620319-056f8ffb-a20b-442f-be15-011e7665eb75

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"