Napoli i frikësohet Koronavirusit, ja ku do e zhvillojnë nxehjen para ndeshjes me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 10:49

Napoli i frikësohet Koronavirusit, ja ku do e zhvillojnë nxehjen para ndeshjes me Barcelonën

Joan Blade, drejtuesi i Barcelonës, ka garantuar Napolin se “Kamp Nou” do të jetë një vend i sigurt higjienikisht, pasi i ka vizituar të kaltrit vetë në hotelin ku ata janë akomoduar.

napoli barca

Por, ndërkohë, presidenti Aurelio de Laurentis nuk ka ndërmend që të ndryshojë pozicion, pasi bëri disa herë kërkesë në UEFA, që takimi mos të luhej në “Kamp Nou”, edhe pse pa tifozë, por në Lisbonë apo në një fushë tjetër kudo neutrale.

Prandaj, padroni i Napolit ka urdhëruar skuadrën që edhe nxehjen përpara ndeshjes ta bëjë në hotel dhe në stadium të shkojë direkt për të luajtur. Si rrjedhojë e kësaj frike, me shumë mundësi Napoli pritet që të mos përdorë as dhomat e zhveshjes së “Kamp Nout”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"