Napoli humbi në shtëpi ndaj Fiorentinës, ja si u vlerësua Hysaj nga media italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 22:00

Napoli humbi në shtëpi ndaj Fiorentinës, ja si u vlerësua Hysaj nga media italiane

Napoli është duke kaluar një moment tepër të vështirë këtë sezon, teksa mbrëmjen e djeshme ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në shtëpi nga Fiorentina, me rezultatin 0-2.

elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77

Gatuzo nuk po e nxjerr dot skuadrën nga kriza që e ka kapluar dhe tashmë, Napoli ndodhet në vendin e 12-të me 24 pikë.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës për Hysajn ishte e katërta sfidë që e nisi si titullar në vitin 2020, pasi ka luajtur ndaj Interit, Lacios dhe Peruxhas në Kupë. Pas takimit ndaj vjollcëve, Hysaj është vlerësuar me notën 5.

“Nga krahu i tij vijnë edhe problemet më të mëdha. Në fazën sulmuese nuk arrin të bëjë diferencën”, ka qenë vlerësimi i “Tuttomercatoweb” për shqiptarin.

Ndërkohë, Gatuzo ka qëndruar gjatë në dhomat e zhveshjeve me ekipin, pas humbjes 0-2 ndaj Fiorentinës, për të diskutuar me lojtarët çfarë nuk shkon.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"