Napoli humb Mertensin në prag të sfidës me Lajpcigun, Elseid Hysaj në balotazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 15:47

Napoli humb Mertensin në prag të sfidës me Lajpcigun, Elseid Hysaj në balotazh

Humbja 3-1 në sfidën e parë, për më tepër në shtëpinë e tyre, ia komplikon shumë situatat Napolit të Elseid Hysajt.

hysaj lajpcig

Sfida e kthimit, sot në Gjermani, edhe për një skuadër fantastike dhe sulmuese si të kaltrit, duket një mision thuajse i pamundur, duke parë edhe telashet me të cilat duhet t’i bëjë llogaritë trajneri Mauricio Sarri.

Në stërvitjen e fundit, goleadori i skuadrës, Dris Mertens, ka hasur një problem në kavilje dhe e ka braktisur përpara kohe seancën. Gjithsesi, belgu është grumbulluar me ekipin dhe ka udhëtuar në Gjermani.

48E290EA00000578-0-image-a-138_1517784520392

Një tjetër dyshim në lidhje me formacionin lidhet edhe me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. 24-vjeçari është “maratonomaku” i ekipit, një ndër liderët e tij, por ndoshta, duke parë se për kualifikimin nevojitet të paktën një fitore 3-0, trajneri Sarri mund të vendosë që t’i lejojë pak frymëmarrje shkodranit, edhe pse Napoli rrallëherë ka bërë pa shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

uk

Hysaj, në seancën e fundit, ka qenë në balotazh me Tonelin, me të cilin do të luajnë për një fanellë titullari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"