Napoli hidhet në sulm për Gonzalo Higuainin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2013 | 14:13

Napoli hidhet në sulm për Gonzalo Higuainin e Realit

HiguainPër momentin e vetmja gjë e sigurt është se e ardhmja e sulmuesit të Realit të Madridit, Gonzalo Higuain, është larg kryeqytetit spanjoll. Lojtari do të largohet nga “Bernabeu” në muajt e ardhshëm, por ende është mister destinacioni i tij. Momentalisht skuadra më e avantazhuar për të siguruar shërbimet e lojtarit është Juventusi, që prej kohësh ka nisur bisedimet me klubin e Realit dhe me vetë Higuainin. Por, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në orët e fundit në “luftë” për të siguruar shërbimet e argjentinasit është futur edhe ekipi i Napolit, i cili mësohet se ka biseduar me Realin duke i kërkuar informacione për lojtarin. Gjithmonë duke iu referuar mediave italiane, sulmuesi argjentinas mund të transferohet në Napoli, në rast se Edinson Kavani do të përfundojë te klubi spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"