Napoli fiton derbin ndaj Salernitanës, Spaleti: Mos më çani tr*pin me Insinjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 14:37

Napoli fiton derbin ndaj Salernitanës, Spaleti: Mos më çani tr*pin me Insinjen

Napoli nuk ka rival në Serinë A. Skuadra e Spaletit ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Salernitanës duke e mposhtur me rezultatin 0-1.

SPALETI

Ishte një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet ku gjyqtari nxori dhe dy kartonë të kuq. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën Zielinski dërgoi në avantazh Napolin.

Kastanjos la Salernitanën me 10 lojtarë në minutën e 70-të, por numri i lojtarëve në fushë u barazua pas vetëm 7 minutash, teksa ishte Kulibali që u ndëshkua me karton të kuq. Fundi ishte mjaft dramatik, por rezultati nuk ndryshoi.

Edhe pas ndeshjes pati vend për polemika. Ishte trajneri Laçiano Spaleti që shpërtheu ndaj gazetarëve. Ai donte të fliste për ndeshjen, teksa i vinin në breshëri pyetje në lidhje me Insinjen.

“Ka një problem muskulor ndaj vendimet vijnë për pasojë. Boll më çatë t… me këtë diskutim. Çështjet e brendshme do t’i mbajmë brenda klubit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"