“Napoli është skuadër fantastike”, menaxheri i Kumbullës: Ai duhet të vazhdojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 9:06

“Napoli është skuadër fantastike”, menaxheri i Kumbullës: Ai duhet të vazhdojë…

Marash Kumbulla është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Veronës këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar po bën paraqitje shumë të mira në Serinë A dhe ka rënë në sytë e ekipeve të mëdha.

MARASH KUMBULLA

Kumbulla fillimisht tërhoqi vëmendjen e Juves dhe më vonë të Napolit. Menaxheri i Kumbullës, Xhani Vitali, ka folur për “Radio Kiss Kiss”, mbi interesimin e skuadrës “partenopei” për Kumbullën.

“Kam lexuar për këto zëra të merkatos, Kumbulla i pëlqen shumë klubeve, pasi është shumë i ri. Napoli është një skuadër fantastike. Interesimi i një klubi të tillë të lumturon. Por, duhet të ndalemi këtu, pasi është vetëm një pëlqim. Futbollisti duhet të vazhdojë këtë rrugë”, shpehet Vitali.

Më tej ai shton: “Guintolin e njoh prej vitesh, është një drejtor sportiv i madh. E di që e pëlqen Kumbullën, por na ka pasur kontakt mes nesh”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"