Napoli ende nuk i rinovon kontratën, 3 klube të mëdha gati të mirëpresin Mertensin pas sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 23:10

Napoli ende nuk i rinovon kontratën, 3 klube të mëdha gati të mirëpresin Mertensin pas sezonit

Sulmuesi i Napolit Dris Mertens ende nuk ka rinovuar me klubin e kaltër. Pavarësisht takimit që pati para disa javësh me presidentin e klubit Aurelio Di Laurentis, ende nuk është hedhur firma në kontratën e futbollistit belg.

dries-mertens

“Il Mattino” shkruan se përveç Interit, Çelsi dhe Atletiko Madridi janë dy skuadrat e tjera që kanë shfaqur interes për 32-vjeçarin. Ai kërkon të paguhet 6 milionë euro në sezon plus bonuset e tjera.

Futbollistit i skadon kontrata në qershorin e 2020 dhe pavarëisht kohës që po kalon, Napoli është i bindur se nuk do ta humbasë Mertensin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"