“Napoli e Milani u rikuperuan nga Udineze”, Del Piero: Nuk është ende Juvja e Alegrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 17:45

“Napoli e Milani u rikuperuan nga Udineze”, Del Piero: Nuk është ende Juvja e Alegrit

Alesandro Del Piero ka analizuar shkurtimisht momentin e “Zonjës së Vjetër” nga skena e “Sky Sport” me ish-kapitenin bardhezi, i cili është i bindur se ky nuk është ende Juventusi i Masimiliano Alegrit.

Del Piero

“Atë që të gjithë mbajmë mend ne nga skuadra e Maks Alegrit, të paktën nga aventura e parë, është një skuadër e cila ishte shumë e fortë në mesfushë, shumë e vrullshme dhe shumë e rrezikshme me mesfushorë goleadorë si Pogba, Markizio, Vidal… Por këta lojtarë, përveçse ndërtonin lojën ishin shumë të fortë psikologjikisht dhe dinin edhe se si të ndihmonin edhe fazën mbrojtëse. Ndërkohë, tani sheh një ekip që për tri ndeshje kalon në avantazh duke luajtur një futboll fantastik dhe më pas rikuperohet nga rivali, siç ndodhi në Udine, më pas te Napoli dhe akoma më keq ndaj Milanit.

Ekipi aktual shënon dhe mundohet ta kontrollojë topin, pasi është pikërisht mesfusha ajo që nuk ndihmon sulmin që të vazhdojë të luajë me vrull, pse jo edhe me kundërsulm të shpejtë, por të paktën efikas. Është normale që në varësi të ndeshjeve dhe të interesit të kampionatit mund të pranohet edhe një skuadër që të vendosë të mbrohet gjatë të gjithë ndeshjes, gjithmonë nëse di që të mbrohet në bllok dhe jo vetëm me repartin e prapavijës siç ka treguar deri më sot.

Prandaj, pa u gjetur ende ky stabilitet dhe gatishmëri edhe nga ana e sulmuesve për të ndihmuar mesfushën dhe mbrojtjen është e sigurt se ky Juventus nuk është ende ai që ka në kokë Alegri. Nuk është mbi të gjitha një skuadër që di të ndërtojë Alegri”, theksoi “Pintuirikio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"