Napoli do Rrahmanin, por ja pse Partizani nuk përfiton asnjë kacidhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 23:55

Napoli do Rrahmanin, por ja pse Partizani nuk përfiton asnjë kacidhe

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani është gati të bëjë hapin e madh në karrierë. Kapiteni i Kosovës, është shumë pranë transferimit te skuadra e Napolit në Serinë A.

Rrahmani Napoli

Media italiane, “Sky Sport”,  bën me dije, se palët kanë arritur marrëveshjen ekonomike, teksa klubi i Napolit pritet të paguajë afro 12 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Kosovës, që pritet të zëvendësojë Kulibalinë e dëmtuar.

RRAHMANI BALOTELI

Kujtojmë që në fillim të sezonit, Rrahmani u ble nga Verona për 2.1 milionë euro, teksa mbrojtësi ishte pjesë e Dinamo së Zagrebit. Nga transferimi i mbrojtësit drejt Napolit, në fillim u mendua se mund të përfitonte edhe Partizani për shkak se Rrahmani u formua për 2 vite te klubi i kuq, por duke iu referuar rregullores së FIFA-s, rezulton se transferimet janë brenda të njëjtit kampionat, evitohet pagesa për të drejtën e formimit. Pra Partizani mund të përfitojë vetëm në rast se Rrahmani transferohet drejt një kampionati tjetër dhe jo brenda Serisë A.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"