Napoli dhe Ançeloti në pozita të vështira, trajneri mbetet në rrezik. De Biazi gati ta zëvendësojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 11:55

Napoli dhe Ançeloti në pozita të vështira, trajneri mbetet në rrezik. De Biazi gati ta zëvendësojë

Situata e ditëve të fundit te Napoli është e paprecedentë dhe të gjithë janë kundër të gjithëve. Lojtarët kanë dalë kundër klubit, klubi kundër Ançelotit dhe shkaqet për këtë kaos janë: rezultatet dhe moszbatimi i urdhrit që dha De Laurentis për grumbullimin e lojtarëve.

carloancelotti-cropped_vmx8bpeedi0o1xoytdwka673q

Klubi tashmë kërcënon lojtarët me gjoba të majme, ndërsa tifozët kanë kundër futbollistëve duke i quajtur “mercenarë”.

Të gjitha ndodhitë e fundit e kanë bërë Aurelio De Laurentis, presidentin e klubit të reflektojë për zgjedhjet e deritanishme. Siç raporton “Tuttosport”, numri një i Napolit nuk do të sjellë më në skuadër trajnerë me paga të larta. I vetmi përjashtim do të bëhëj për Spaletin, ndërkaq  raportohet se presidenti do të shohë trajnerët me kosto të ulëta.

Xhiani De Biazi, ish-tekniku i Kombëtares është një emër që mund të marrë drejtimin e Napolit në të ardhmen, në momentin që Ançeloti do të shkarkohet. Por, eksperienca e tij dhe aftësitë që ka ky i fundit me shumë mundësi do ta nxjerrin atë dhe Napolin nga kjo situatë shumë e vështirë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"