Napoli blen shokun e Kumbullës, por do ta shijojë pas 1 viti

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 9:28

Bota FB LAJMI KRYESOR Seria A Të fundit

Napoli blen shokun e Kumbullës, por do ta shijojë pas 1 viti

Napoli nuk humb kohë dhe realizon një tjetër afrim në ekip pas atij të Xhenaro Gatuzos. Sipas mediave italiane, presidenti De Laurentis ka arritur një akord me Veronën për Sofjan Amrabatin. Marokeni me pasaportë holandeze është një shkatërrues i ngjashëm në mënyrën e lojës me Gatuzon.sofyan-amrabat-hellas-verona-1575794847-28090

Trajneri napolitan do të ketë mundësi të shijojë kontributin e djaloshit vetëm nga sezoni i ardhshëm sepse Napoli ka rënë dakord ta lejojë të luajë për veronezët gjatë gjithë kampionatit aktual të Serisë A. Marrëveshja është zyrtarizuar ditën e djeshme dhe sipas raportimeve bëhet fjalë për një investim prej 16 milionë eurosh.

Amrabat ishte i huazuar nga Bryzhi te Verona dhe italianët kanë ushtruar të drejtën e blerjes që ishte paracaktuar në vlerën 3.5 milionë euro.

Falë kësaj lëvizjeje, Verona përfiton menjëherë thuajse 12 milionë euro për një lojtar të cilin do ta përdorë për vetëm një sezon. Sa i përket lojtarit, ai përfiton 300 mijë euro aktualisht në vit, teksa te Napoli rroga e tij do të 4-fishohet.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com