Napoli bën me “dhimbje koke” Hysajn, menaxheri i tij vendos ultimatum: Ose rinovoni, ose…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 19:45

Napoli bën me “dhimbje koke” Hysajn, menaxheri i tij vendos ultimatum: Ose rinovoni, ose…

Telenovela “Hysaj” te Napoli ka irrituar menaxherin e tij Mario Xhufredi, i cili u ka vendosur kushte drejtuesve napolitanë për të rinovuar kontratën e 25-vjeçarit ose ndryshe ai do të largohet në fund të sezonit.

elseid hysaj

“Ose Napoli i rinovon kontratën Hysajt, ose në verë ai do të largohet. Diskutuam së bashku me klubin për rinovimin e kontratësm por të presim.

Kur një situatë nuk zgjidhet për shumë kohë, ajo bëhet e vërtet e keqe. Dua t’i qartësoj sa më shpejt këto situata për lojtarët e mi në mënyrë që secili të bëjë më të mirën për karrierën e vet”, u shpreh për “Radio Kiss Kiss Napoli” menaxheri Xhufredi.

Napoli i ka premtuar vazhdimisht Hysajt se do t’i rinovojë kontratën, por përgjigjia konkrete nuk ka ardhur nga drejtuesit napolitanë, të cilët duket se po e mbajnë peng kapitenin e Shqipërië.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"