Napoli arrin marrëveshjen me Veronën për Rrahmanin, gjithçka mbahet pezull nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 19:52

Napoli arrin marrëveshjen me Veronën për Rrahmanin, gjithçka mbahet pezull nga…

Amir Rrahmani është shumë pranë kalimit te Napoli, teksa së fundmi është arritur marrëveshja edhe me klubin e tij të Veronës.Rrahmani Napoli

Të kaltrit e drejtuar nga Gatuzo po punojnë për të përforcuar skuadrën në këtë merkato dhe i kanë të qarta objektivat.

Sipas gazetarit të njohur italian Xhianluka Di Marcio, drejtuesit e Napolit kanë pasur një takim ditën e djeshme me përfaqësues të Veronës, dhe kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Amrabat dhe Rahmanit te ekipi i Gatuzos. sofyan-amrabat-hellas-verona-1575794847-28090

Tashmë për Rrahmanin është arritur gjithçka, por po pritet të arrihet marrëveshja edhe me mesfushorin maroken, i cili nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Napolin, për sa i përket çështjes së kontratës.

Mbrojtësi kosovar do i kushtojë arkave të Napolit 14 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 1.5 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"