Nami i Ibrës, mbrojtësi argjentinas: Ekipi thotë se ishte një shok i keq, nuk mund të flas për dikë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 10:17

Nami i Ibrës, mbrojtësi argjentinas: Ekipi thotë se ishte një shok i keq, nuk mund të flas për dikë që…

Pas pesë sezonesh me 125 prezenca te Shtutgarti, në janar të këtij viti Emiliano Insua vendosi të pranonte ofertën nga Shtetet e Bashkuara, konkretisht nga skuadra e Los Anxheles Galaksi.Ibrahimovic.Milan.2019.20.urla.750x450

Zbarkimi i 31-vjeçarit në Amerikë përkoi me largimin e Zlatan Ibrahimoviçit, i cili zgjodhi Milanin si etapë të radhës në karrierën e tij. I ftuar në emisionin “Ataque Futbolero”, Insua u pyet edhe mbi përshtypjet që kishte skuadra për Zlatanin, gjatë aventurës përtej oqeanit Atlantik.

“Nuk kam pasur mundësinë të njihem me Zlatan Ibrahimoviçin dhe nuk më duket e drejtë të komentoj dikë që nuk e kam njohur personalisht.1165805371.jpg.0

Gjithsesi, nga ajo që kam mësuar, në dhomat e zhveshjes së Los Anxheles Galaksi thonë se suedezi kishte një karakter të veçantë, por siç thashë, as jam stërvitur e as kam luajtur me të ndonjëherë. Si futbollist Ibrahimoviç as që mund të diskutohet, por djemtë e skuadrës më thonë se në fushë dhe në stërvitje nuk ishte një shok i mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"