Najdovski spostohet në mesfushë, Limaj pas Ngosë. Ja formacionet e mundshme në Kastrioti-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 11:46

Najdovski spostohet në mesfushë, Limaj pas Ngosë. Ja formacionet e mundshme në Kastrioti-Tirana

Filip Najdovski do të luajë në mesfushë. Ky është vendimi i stafit drejtues të Tiranës për ndeshjen me Kastriotin. Lojtari, i cili me Egnatian ishte në mbrojtje sot do të transferohet në mesfushë.

TIRANA 1

Lojtari pozicionin natyral ka mesfushorin shkatërrues dhe me shumë mundësi është një opsion për Shehin. Ky i fundit ka vendosur që Toli të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Limaj të spostohet pas Ngosë.

Lëvizja do të hapte vend për një qendërmbrojtës dhe Behiratçe do të kthehej titullar, ndërsa Toshevski mbetet në stol. Së bashku me Najdovskin luan Totre.

Shehi do të rreshtojë në mbrojtje Tolin, Behiratçen, Hoxhallarin e Ismajlgecin. Në mesfushë, Najdovski, Limaj dhe Totre.

Në sulm treshja Xhixha, Ngo dhe Seferi. Skuadra mund të jetë më e ekuilibruar, por duhet të jetë shumë e qartë në manovër dhe në mbulimin e fushës së lojës. Bardheblutë duan që të fitojnë sfidën me Kastriotin.

TIR

KAS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"