Nagelsman pranë stolit të PSG-së, merr me vete Henri për të ndërtuar një skuadër për Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 16:35

Nagelsman pranë stolit të PSG-së, merr me vete Henri për të ndërtuar një skuadër për Champions

PSG ka zgjedhur Julian Nagelsman si trajnerin e ri. Ky është lajmi i cili vjen nga Franca, ku mediat kryesore kanë raportuar për një takim të drejtuesve parisienë me teknikun gjerman, i cili shihet si emri i duhur për të marrë drejtimin e klubit.

asdsadasdsad

“L’Equipe” ka bërë të qartë se edhe trajneri është i interesuar për të drejtuar parisienët, edhe pse këto të fundit ende nuk kanë marrë zyrtarisht vendimin për shkarkimin e Kristof Galtie. Raportohet se Nagelsman ka filluar të përgatitë stafin e tij për këtë aventurë të re, pjesë e të cilës pritet të jetë edhe legjenda franceze Tierri Henri.

Ky i fundit parashikohet të jetë bashkëpunëtori i Nagelsman në këtë rrugëtim, ku objektivi kryesor që i kërkohet do të jetë të ndërtojë një skuadër të denjë për të fituar Ligën e Kampioneve. Me largimet e shumë emrave të njohur gjatë verës dhe me dyshimet për të ardhmen e Mbape, sheikët e Katarit mendojnë se kjo është lëvizja e duhur për të bërë përsëri tërheqës projektin e tyre për emrat e njohur të futbollit europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"