Nagelsman-Nojer dhe jo vetëm, kur trajneri është më i ri në moshë sesa… futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 18:40

Nagelsman-Nojer dhe jo vetëm, kur trajneri është më i ri në moshë sesa… futbollistët

Fitues, siç tregoi e freskët edhe Superkupa e Gjermanisë e ngritur përballë ish-skuadrës së tij, por edhe… shumë i ri. Aq sa ai drejton në skuadër lojtarë që janë më të mëdhenj se ai në moshë. Karriera e Julian Nagelsmanit te Bajerni i Mynihut, edhe pse nisi me shumë pikëpyetje, dhuron pikërisht çudira të bukura: trajneri i datëlindjes 1987 është më i vogël sesa kapiteni i skuadrës së tij, Manuel Nojer (datëlindja 1985).

medium_2022-08-04-b718ebe575

Dhe ndoshta natyrshëm lind pyetja nëse portieri, që kundrejt “bosit” të tij është edhe kampion bote, mos ndoshta ka një të drejtë më shumë sesa Nagelasmani për t’i kundërshtuar mendimet dhe vendimet që ai merr në ekip? Një ligj të tillë të shkruar se trajneri duhet të jetë më i madh sesa ata që stërvit nuk ekziston, sepse çdo gjë ngrihet mbi bazën e respektit dhe detyrave që ndajnë dy apo më shumë persona. Madje, precedentë si këto nuk janë të parët dhe ndoshta nuk do të jenë, siç tregohet më poshtë.

JUVENTUS – Shumë i freskët është edhe kujtimi në Torino, kur në sezonin 2020-2021, në stol u ul Andrea Pirlo. Edhe pse “Maestro” është një institucion në vetvete për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ish-fantazisti i datëlindjes 1979 stërviste në skuadër Xhixhi Bufonin, një vit më të madh sesa Pirlo, me të cilin kishin fituar gjithçka në Itali dhe Botërorin me Italinë.

INTER – Ndoshta, detyrën më të vështirë mund ta ketë pasur Andrea Stramaçoni. Në vitin 2011, zikaltrit promovojnë në skuadrën e parë teknikun e të rinjve. I lindur në 1976-ën, “Strama” kishte jo një, por disa lojtarë më të mëdhenj se veten, si mbrojtësit Kordoba (me muaj më i madh se trajneri) e Zaneti (1973), apo edhe portierët Kastelaci (1975) dhe Orlandoni (1972).

ÇELSI – Në vitin 1997, te Çelsi në Angli, Xhanluka Viali i datëlindjes 1964, e gjen veten që të gradohet lojtar-trajner dhe i duhej që të menaxhonte shokë më të mëdhenj se ai si Mark Hjuxhs (1963) apo edhe Rud Gulit e Kevin Hitçkok të lindur në 1962-shin. Por madhështia e figurës së Vialit i bëri që lojtarët ta pranonin aq drejtë hierarkinë e re, sa me të në drejtim, Çelsi fitoi Kupën e Kupave, Superkupën e Europës, Kupën e Ligës angleze dhe Kupën e Anglisë.

TË TJERA – Raste të tjera mund të përmendim rastin Montela-Toti, me Vinçencon dy vjet më të madh sesa “Mbreti i Romës” apo sërish Çelsin e epokës “Vijash Boash” (datëlindja 1977), i cili stërviste Lampardin dhe Drogbanë (1978).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"