Naftëtari synon rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2015 | 22:30

Naftëtari synon rezultat pozitiv

Naftetari golNAFTËTARI
Në ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Përmetit në transfertë, kuçovarët do të synojnë rezultatin pozitiv për t’u konfirmuar si kryesuesit e grupit të jugut. Skuadra pas fitores në ndeshjen e fundit ka vazhduar normalisht përgatitjet për ndeshjen e fundit të fazës së parë. Edhe në këtë përballje skuadra do të ketë mungesën e dy futbollistëve titullarë, Ardian Gega dhe Ardit Lleshi. “Pa dyshim duhet t’i bëjmë një mbyllje sa pozitive fazës së parë dhe të qëndrojmë në krye”, shprehet mesfushori Alushi. Arben Çepani

SHËNKOLLI
Shënkolli do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit të fazës së parë ku do të presë në shtëpi Kavaja Junaited dhe do të kërkojë fitoren për të ruajtur kreun. Trajneri Alban Bruka u shpreh: “Që kur e kemi krijuar skuadrën, kemi menduar gjithmonë ngjitjen në të Parën. Tashmë ne po mendojmë për sfidën e radhës që do ta luajmë në shtëpi dhe se jam i bindur te fitorja. Duke ju referuar objektivave, për fazën e dytë do të ketë përforcime tepër cilësore për të cilat kemi menduar që tani”. Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"