Naftëtari kërkon kthesën, gati për sfidën me Murlanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 11:18

Naftëtari kërkon kthesën, gati për sfidën me Murlanin

Naftëtari e rifilloi kampionatin me humbje, duke u shkëputur disi nga kreu i renditjes. E megjithatë, kuçovarët nuk dorëzohen.

505

Ata do të tentojnë kthesën pikërisht sot, kur presin Murlanin në “Bashkim Sulejmani”.

Sulmuesi Vladimir Saraçi, për gazetën, deklaron: “Ecuria e ndeshjeve të fundit nuk është më e mirë. E megjithatë, do ta rigjejmë fitoren qysh nesër (sot). Është e vërtetë që kemi humbur disi terren me vendet e para, por s’i kemi humbur shpresat”.

ARBEN ÇEPANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"