“Na vendos premio”, Tefik Osmani i bën kërkesën epike kryeministrit Rama

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 0:10

“Na vendos premio”, Tefik Osmani i bën kërkesën epike kryeministrit Rama

Mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, shquhet për reagimet epike. Pavarësisht se mbarë bota po kalon një situatë të vështirë, futbollisti korçar, nuk i ka kursyer dozat e humorit, teksa është munduar ta zbusë disi panikun që është krijuar.

tefik osmani

Osmani ka shpërndarë së fundmi një reagim të kryeministrit Edi Rama ku iu bën thirrje të gjithë atyre që janë në shtëpi, të jenë të qetë dhe të bëjnë durim pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, pasi qeveria ka gati planin e garancisë financiare. Kryeministri premton që në fund të muajit gjithkush që qëndron në shtëpi, do të marrë pagesën.

Ndërkohë mbishkrimi i Osmanit është epic: “Rrogën po na i jep, faleminderit, po vendose dhe premio je kryeministri më i mirë në botë.

Osmani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"