“Lojtari i Lituanisë si portier”, Reja: Mungojnë lojtarët e golit, ja pse e ndërrova Lenjanin dhe Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 23:00

“Lojtari i Lituanisë si portier”, Reja: Mungojnë lojtarët e golit, ja pse e ndërrova Lenjanin dhe Kumbullën

Trajneri Edi Reja, foli pas barazimit në transfertë ndaj Lituanisë, ku analizoi performancën e skuadrës së tij duke u shprehur:

bandicam 2020-10-14 20-09-27-494

3 ndeshje pa shënuar gol- Le të themi që me vjen keq, se mundësitë i kishim. Kishte edhe një penallti neto në favorin tonë, dukej sikur lojtari ishte portier se e kishte krahun e hapur. Nuk mund të kërkoj justifikim, ndeshje si kjo duhej fituar. Trashi kishte një top para portierit në minuta e fundit. Ne krijojmë shumë raste, nuk arrijmë të konkretizojmë punën që bëjmë.

Zëvendësimi i Lenjanit- Ndryshimi ndodhi për shkak se Lenjani dha shumë në pjesën e parë. Pati zbritje nga krahu dhe u fut në zonë.. Krosimet i kishte të ulta. Trashin e futa për t’i dhënë një natyrë tjetër lojës. Kemi 5 ndërrime, doja që secili nga repartet të kishte freski.

Mungesa e Kallakut dhe sulmuesit- Fakti që në ndeshjen e Kazikistanit Kallaku pati performancë të mirë, nuk do të thotë që do të ishte detyrimisht pjesë e ndeshjes së sotme. Ka pasur shumë lojtarë të rinj që iu dhamë mundësinë. Nuk e kemi problemin te krijimi i rastit por te finalizimi. Na ka munguar goli. Na mungojnë lojtarët që të kenë ftohtësinë për të konkretizuar. Rëndësi ka projekti dhe plani për të krijuar një rigjenerim të ekipit me këta lojtarë të rinj.

Broja dhe Kumbulla- Ndërrimi i Kumbullës ishte zgjidhje e imja. Mendoj që ishte vendim i duhur, çdo kush ka idenë e tij. Broja bëri një ndeshje të mirë, mbase jo aq sa ajo ndaj Kazakistanit. Unë duhet t’i jap mundësinë të gjithë të rinjve që të fitojnë eksperiencën. Të japin diçka në lojë dhe të kontribuojnë në ekip. Të njëjtën gjë bëra edhe në sulm, me aktivizimin e Manajt dhe Vrionit. Është e vështirë kur luan në transfertë të gjatë, mbas 3 ditësh. Isha i kushtëzuar ti bëja këto zgjedhje.

Nuk kemi kompromentuar asgjë, kemi dy ndeshje në shtëpi e të mos gabojmë. Duhet të fitojmë e bindim, atë që nuk kemi bërë në këto ndeshje. Janë rezultate që nuk më kënaqin, jemi të keqardhur, me raste luan keq e me një gjuajtje fiton, ne nuk na ndodhi. Të shohim në nëntor ndeshjet në shtëpi, duke u munduar të marrim rezultatin, e kemi në mundësitë tona, do të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm”, u shpreh Reja për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"