“Na u mohua një penallti”, Esat Mala qan rastet e humbura: Nëse do kishim më shumë saktësi para portës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 19:45

“Na u mohua një penallti”, Esat Mala qan rastet e humbura: Nëse do kishim më shumë saktësi para portës…

Esat Mala ishte lojtari më i mirë në ndeshjen mes Partizanit dhe Laccit, e mbyllur në barazim pa gola. Për “Gol pas Goli”, në përfundim të ndeshjes Mala u shpreh se mund të luajë edhe në të majtë edhe në të djathtë të sulmit.

Mala

Ndeshja- Mendoj që bëmë një lojë shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Nëse do kishim më shumë saktësi para portës mund t’ia dilnim.

Rasti për penallti- Mendoj se në momentin e parë, ishte penallti pasi kisha prekur topin, ndërsa te momenti i dytë nuk e di. Me ardhjen e Dajës kemi folur për pozitiat ku mund të jap më të mirë.

Në të majtë të sulmit, apo edhe në të djathtë, unë ndihem shumë mirë. Xhixhën e njoh që tek të rinjtë dhe ishte kënaqësi që kisha përballë atë”, u shpreh Mala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"