“Na u mohua një penallti e pastër”, Besëlidhja fitoi, por presidendti Noka ka ankesa për gjykimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 22:17

“Na u mohua një penallti e pastër”, Besëlidhja fitoi, por presidendti Noka ka ankesa për gjykimin

Nën drejtimin e Alban Brukës, lezhjanët kanë startuar të hënën javën stërvitore antiOriku. Ky takim do të luhet në kuadër të javës së 20-të të kampionatit. Para nisjes së kësaj seance skuadra zhvilloi edhe analizën e zakonshme postndeshje. I pranishëm në të ishte edhe presidenti Gjok Noka. Në kompleks ai ishte i kënaqur nga ekipi, ndërsa jo edhe aq për gjykimin. Këtë gjë e pohoi kur foli edhe për “Panorama Sport”. Ai pretendon se iu mohua një penallti, ndërsa ajo që u dha në favor të të kuqve nuk ishte.

gjok noka

“Me Partizanin B bëmë vetëm detyrën. Mund të kishim shënuar edhe më shumë, nëse nuk do të ndikonte gjykimi në disfavorin tonë. Kjo u pa ditën për diell edhe në televizor. Neve na u mohua një penallti në fillim të pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 dhe për ta bërë gjykimin baltë fare akordohet për Partizanin B një tjetër e pa qenë. Kjo është skandaloze.

Gjykime të tilla të njëanshme e kthejnë gjykimin në diçka të komanduar dhe për rrjedhojë edhe futbollin nga argëtim në një instrument të komanduar nga gjykimi. Kjo e shkatërron fare futbollin dhe financat tona. Nëse nuk është kështu siç them unë, atëherë jam i gatshëm që t’u kërkoj falje publike gjyqtarëve, FSHFsë dhe kujtdo që i adresohet kjo ankesë jona. Ndonëse ne tani po luajmë në zonën e ‘play out’-it, as që e diskutojmë mbijetesën”, tha numri një i klubit lezhjan.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"