“Na u anulua një gol”, Gjelbrim Taipi nuk e shikon renditjen: Partizani kundërshtar i fortë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 16:28

“Na u anulua një gol”, Gjelbrim Taipi nuk e shikon renditjen: Partizani kundërshtar i fortë…

Kukësi fitoi 2-0 kundër Egantias në një ndeshje të vështirë. Në përfundim të sfidës për “Super Sport” foli dhe kapiteni i kuksianëve Gjelbrim Taipi. Mesfushori dha një mendim për sfidën, por dhe për rivalët kryesore për titullin kampion.

taipit

“Normalisht që sot ishte ndeshje e vështirë, duket ditur që me Egnatian u mundëm në Kupë por sot e dinim që kundërshtari do qëndronte mbrapa dhe sa më herët të shënonim aq më mirë. U anulua një gol që mendoj që nuk ishte me të drejtë por arbitri nuk e lejoi aksionin të vazhdonte”.

“Kishim 4-5 raste për te shënuar  dhe çdo ekip futet në presion dhe ndodh që në disa raste mund të na kushtojë e ne kërkonim golin. Ne kemi futbollistë shumë te rinj dhe duhet të rrimë me këmbë në tokë. Po bëjmë punën tonë dhe jemi në rrugën e duhur”.

“Normal nuk është vetëm Tirana për titull, por janë 6 skuadra. Ndeshjet më  të vështira ishin Partizani, është një kundërshtar i fortë po ashtë dhe dinamo dhe Vllaznia janë pretendentë”.

Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 20 pikëve, vetëm një më pak se kryesuesit e Tiranës

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"