“Na sulmuan disa zagarë të pushtetit, por bojkoti ia arriti qëllimit”, Kokëdhima: Apolonia, ‘Hirushja’ e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 19:29

“Na sulmuan disa zagarë të pushtetit, por bojkoti ia arriti qëllimit”, Kokëdhima: Apolonia, ‘Hirushja’ e Superiores

Koço Kokëdhima mbledh Apoloninë. Në ambientet e akademisë, dje pasdite presidenti ka zhvilluar një takim me përfaqësues të klubit, stafit teknik dhe skuadrën. Tematikë ka qenë startimi i sezonit, situata dhe objektivat. Në një deklaratë të dhënë për gazetën, kreu i klubit komenton fillimisht arritjen e marrëveshjes dhe fundin e bojkotit.
Koco-Kokedhima-659x365
“Ne kishim të drejtë dhe i arritëm qëllimet tona. Ne na sulmuan disa zagarë të pushtetit, por në fund të gjithë kundërshtarët u dorëzuan dhe pranuan projektin tonë. Dhe projekti ynë është pranuar i plotë. Ia vlejtën të gjitha sakrificat dhe bojkoti dha rezultatet e duhura. Ka qenë një fitore jo vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet në Shqipëri”, u shpreh numri një i fierakëve.

Ai u ndal tek ekipi dhe pritshmëritë që ka nga ky sezon.

“Apolonia do të jetë ‘Hirushja’ e kampionatit. Të gjitha skuadrat e klubit tonë do të vazhdojnë të bëjnë prezenca të nivelit të lartë në kampionatet përkatëse, duke pasqyruar vlerat më të mira që ka akademia jonë. Unë jam i bindur që edhe ekipi i parë do të jetë një surprizë e këndshme në elitë. Do t’ia shtojë bukurinë dhe cilësinë garës. Ne këtë sezon luajmë me objektiva të qartë e aspak modestë. Si klub dhe si skuadër, Apolonia do të vazhdojë të mbetet një nga modelet më pozitive në Shqipëri”, përfundoi Kokëdhima.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"