“Na shpëtoi Sheznji”, legjenda e futbollit botëror komenton fitoren ndaj Shqipërisë: Shënuam gol të rastësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 17:36

“Na shpëtoi Sheznji”, legjenda e futbollit botëror komenton fitoren ndaj Shqipërisë: Shënuam gol të rastësishëm

Shqipëria ka humbur një shans të mirë të hënën në Varshavë përballë Polonisë për të marrë pikë në ndaj një kundërshtari i cili nuk është në ditën e tij më të mirë. Kjo shihet edhe nga komentet në Poloni ku është kritikuar ekipi vendas edhe pse ia doli të merrte tre pikët me fitoren 1-0 përballë kuqezinjve.

sheznji

Një nga legjendat e futbollit polak dhe botëror, Grzegorz Lato, ish-golashënuesi më i mirë i Botërorit 1970, ka qenë shpesh kritik i lojës së përfaqësueses së vendit të tij. Dhe ai ka treguar edhe pas fitores se nuk ka ndryshuar mendje sa i përket paraqitjes së kombëtares, duke quajtur prapavijën pikën më të fortë.

“A më qetësoi në ndonjë mënyrë kjo ndeshje? Epo, jo shumë. Duhet thënë se goli që shënuam ishte i rastësishëm, gjëja më e rëndësishme në të gjithë këtë është se fituam”, theksi ai për “WP SportoweFakty”. “Kemi pasur periudha loje të mirë, por ka pasur edhe periudha kur kemi luajtur në bazë të asaj që munë të bënin lojtarët individualisht.

Përplasjet e ardhshme nuk duhet të jenë më të lehta. Çekët barazuan 0:0 në Moldavi dhe siç duket, mund të jetë e vështirë edhe me Moldavinë, veçanërisht me ta. Mirëpo, nëse nuk do të kualifikoheshim nga ky grup, në ët vërtetë nuk do të ketë më asgjë për të folur.

Por ka një rregull të vjetër futbolli, që fituesit nuk gjykohen. Duhet pranuar gjithashtu se pas fillimit në Çeki, ku ishim në gjumë, ishte e qartë se donim ta fitonim këtë ndeshje dhe luftuam. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Pika jonë e fortë për momentin është padyshim Vojçeç Sheznji. Ndaj Shqipërisë ka mbrojtur dy herë mirë goditjet e rrezikshme. Bartosh Salomon, nga ana tjetër, solli qetësi, ai ishte i sigurt. Nëse do të kishim luajtur kështu në Çeki që në fillim, nuk do ta kishim humbur atë ndeshje”, tha Lato duke vlerësuar më shumë paraqitjen në prapavijë të skuadrës polake se sa atë sulmuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"