“Na shpëtoi Bakaj me meritë”, Shkëmbi: Unë nuk flas për arbitrat, ndeshja u vu në diskutim në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 16:06

“Na shpëtoi Bakaj me meritë”, Shkëmbi: Unë nuk flas për arbitrat, ndeshja u vu në diskutim në fund

Dinamo arriti një fitore të vuajtur ndaj Kastriotit duke marrë 3 pikë të rëndësishme për vazhdimësinë. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, Shkëmbi u shpreh:

shkembi

Fitore: ”Fitore minimale, por kishim shumë nevojë për 3 pikët. Bëmë një pjesë të parë deri diku jo të mirë, në të dytën bëmë më mirë, patë mundësi të bënim 2-0. Në fund vuajtëm, na shpëtoi Bakaj me meritë, por pavarësisht pjesës së parë o të mirë kishim nevojë për 3 pikët.

Bakaj-Harizaj: Unë mendoj që për trajnerin nuk ka vështirësi, në futboll luajnë ata që bëjnë më mirë, në ndeshje që luajnë dhe nëse Bakaj vazhdon kështu që na jep siguri dhe na ka ndihmuar apo shpëtuar patjetër do të jetë ai lojtari që do të vazhdojë të luajë.

Presioni: Vazhdoj të mendoj që ndryshimet nuk bëhen me buton, duan kohë lojtarët e rinj, apo ata nga një nivel tjetër. Nuk janë mësuar për të luajtur me objektiva madhorë, për Europë, për kampion. U pa dhe sot që disa lojtarë mund të bënin më mirë, lojtarët e rinj rriten duke fituar. Mendoj që këta lojtarë por rriten, po stërviten mirë dhe çdo ndeshje po bëjnë më mirë.

Fundi i ndeshjes: Në fund mendova që po shkonte gjithçka në erë, gjithçka e pasigurt, e mendon çdo trajner. Kishte momentet që duhej shënuar goli i dytë, me pak besim më shumë. Nuk arritëm të mbyllnim ndeshjen, e vumë në diskutim në minutat e fundit.

Rastet e dyshimta: Ju e dini që unë nuk flas për arbitrat, penalltinë po e quaj që me të drejtë VAR e anuloi, por kishim raste të shënonim më shumë. Ne punojmë nga goditjet standarde, ne punojmë për minutat e fundit pasi duhet të jesh i qetë. Në fund themi që futbolli është dhe fat dhe nëse se ke kundër e humbën”, u shpreh trajneri i bluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"