“Na pret një rrugë e gjatë”/ Trajneri i Tiranës për Panorama TV: Duhet të mbajmë ekuilibrin! Abazaj, lojtar cilësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 17:10

“Na pret një rrugë e gjatë”/ Trajneri i Tiranës për Panorama TV: Duhet të mbajmë ekuilibrin! Abazaj, lojtar cilësor

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në një intervistë për Panorama Sport tregoi ecurinë e bardhebluve gjatë 2 viteve nën drejtimin e tij.  

Shehi: Për momentin jemi mirë sigurisht që futbolli ka situata të mira dhe të këqija. Unë mendoj që për një trajner është një kohë relativisht e mirë që të qëndrojë tek një skuadër 2 vjet ose më shumë.  Mendoj që nesër klubet tona, edhe pse janë të paduruara, duhet ta ndjekin. Lojtarët kanë ndryshuar, janë disa lojtarë që i kam gjetur këtu dhe janë akoma, dhe disa që largohen për më mirë. Na pret një rrugë e gjatë mendoj që duhet të vazhdojmë të jemi në ekulibër.

Gjithashtu Shehi foli edhe për Abazajn, afrimin më të fundit tek Tirana duke theksuar se është një vlerë e shtuar për bardheblutë.

 

 

Shehi: Kristalin e njoh, është shumë cilësor dhe kualitativ, ja di shumë mirë cilësitë, besoj se do na ndihmojë shumë. Do i duhet pak kohë të përshtatet me çunat dhe ambjentimin e lojës. Besoj është një vlerë e shtuar.

Trajneri i kryeqytetasve u shpreh se Tirana ka nevojë shumë për lojtarë pas largimit të disa elementëve cilësorë si Xhixha e Seferi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"