“Na penalizojnë gjyqtarët pasi mendojnë se jemi të rënë”, Hoxhaj: Na thonë pse luani, por ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 23:52

“Na penalizojnë gjyqtarët pasi mendojnë se jemi të rënë”, Hoxhaj: Na thonë pse luani, por ne…

Lojtari më i mirë në barazimin mes Teutës dhe Flamurtarit, është shpallur sulmuesi i vlonjatëve, Ardit Hoxha. Për “Supersport”, lojtari u shpreh se ishte i pafat për të gjetur golin, teksa u shpreh se Flamurtari dëmtohet nga arbitrat.bandicam 2020-03-08 16-23-55-553

“Nuk kisha fat për të shënuar, por është edhe cilësia para portës. Sot luajtëm shumë mirë, çunat bënë një ndeshje shumë të mirë. Na thonë pse luani në fushë, por ne luajmë për fanellë, për të bërë një paraqitje të mirë.

Ne paragjykohemi edhe nga gjyqtarët dhe ndonjëherë na panalizojnë, duam të na japin hakun. Sot u dha një penallti skandaloze. Nuk duhet të ndodhë kjo pasi na mendojmë se kemi rënë, por po respektojmë garën.

Deri tani është krijuar një grup i mirë çunash. Jemi të gjithë në një mendje. Është krijuar një grup shumë i mirë dhe respektojmë fanellën e Flamurtarit deri në fund të kësaj gare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"