“Na penalizoi terreni”, Orges Shehi: Kukësi pati fat! Ndeshja u vendos nga episodet, Bekaj portieri më i mirë i kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 16:23

“Na penalizoi terreni”, Orges Shehi: Kukësi pati fat! Ndeshja u vendos nga episodet, Bekaj portieri më i mirë i kampionatit

Orges Shehi, u shpreh i zhgënjyer nga humbja në shtëpi ndaj Kukësit, teksa ia vendos fajin edhe terrenit të rënduar në “Selman Stërmasi”. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku bardheblu u shpreh:

bandicam 2021-02-13 16-20-01-544

“Na penalizoi terreni për shkak të cilësive që kemi. Ndeshja u vendos nga episodet, ishin me fat. Futëm në lojë të gjithë lojtarët që ishin të gatshëm për ta fituar ndeshjen. Terreni na penalizoi, nuk lejoi lojtarët teknikë të dilnin në lojën e tyre. Futbolli i tillë është, tentuam me të gjitha mënyrat, por nuk ia dolëm.

Lojtarët përshtaten më mirë në terren normal, sot ishte një terren anormal, nuk shprehën cilësitë e tyre më të mira. U ndëshkuam nga një episod që mund të evitohej. Ndryshuam skemën, Muçi u fut nga qendra, për shkak të rrezikut që po na vinte. Menduam të mbyllnim hapësirat. Na vjen keq që u ndëshkuam shumë shpejt. Nuk kemi ç’bëjmë, nuk e kthejëm dot mbrapa më.

Dalja e Bekajt, është gjë që ndodh. Në këtë terren llogaritja është e vështirë. Bekaj është portier i Kombëtares së Kosovës, portieri më i mirë i kampionatit për mendimin tim. Janë gjëra që ndodhin, nuk dua të analizoj asnjë lojtar”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"