“Na penalizoi fusha”, Shkëmbi: Duhet të fitonin, lojtarët e nënvlerësuan Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2019 | 18:30

“Na penalizoi fusha”, Shkëmbi: Duhet të fitonin, lojtarët e nënvlerësuan Vllazninë

Teuta barazoi ditën e sotme në shtëpi përballe Vllaznisë, në një përballje ku mungoi shkëlqimi. Kjo gjë u evidentua edhe nga trajneri i skuadrës durrsake, Bledi Shkëmbi, i cili në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, u shpreh i pakënaqur nga ajo çfarë skuadra e tij dha në fushën e lojës.

shkembi

“Duke marrë ndeshjen e sotme, unë mendoj se duhet të fitonim, kishim dëshirë për ta fituar, ishim përgatitur gjithë javë për të luajtur lojë ndryshe nga kjo, por Vllaznia me meritë për mënyrën si u mbrojt arriti të na marrë një pikë.

Në mënyrën si luajti Vllaznia, mendoj se lojtarët cilësorë janë shumë të dobishëm nuk diskutohet. Ishte kjo cilësi, pa justifikuar asnjeri. Edhe fusha sot ishte në ditë të keq. Ishte më e thjeshte për Vllazninë për t’u mbrojtur në këtë fushë, se sa për ne që donim të shënonim me çdo kusht. Mund të them që bëmë volum loje, po cilësi pamë shumë pak, edhe rastet i patëm të pakta.

Unë jam i kënaqëur se si kemi luajtur, duke hequr ndeshjen e sotme! E thashë jo për t’u justifikuar, duke e marrë nga vjet, patjetër që patëm momente të vështira. Kemi qenë te 2-3 skuadrat që kemi shënuar më shumë. Po vuajmë. Janë afruar disa lojtarë. Çyrbja e kishte herën e parë që po luante, pasi vjen nga një dëmtim. Khalid ka 5 ditë që është bashkuar me skuadrën dhe patjetër që sa më shumë të stërviten të gjithë bashkë, aq më mirë do bëjnë.

Unë zakonisht nuk dua të nxjerr dhe të them diçka jo të mirë për futbollistët e mij, por po pohoj që ndoshta ndonjë futbollist nga fillimi i lojës, u duk se ishte ndryshe. Prisja diçka ndryshe nga reparti i sulmit. Nuk ishte 100% për të ndihmuar ekipin. Gjatë gjithë javës kemi folur që Vllaznia është ekip i vështirë. Eksperienca ka të bëjë në këto situata. Shpresoj të punoj i pari që të mos ndodhë kjo, e kam parë atë lloj nënvlerësimi te ndonjë futbollist”, u shpreh Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"