“Na njoftoni nëse keni nëvojë për ndihmë në këtë kohë tragjike”, Presidenti i Federatës Spanjolle letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 13:42

“Na njoftoni nëse keni nëvojë për ndihmë në këtë kohë tragjike”, Presidenti i Federatës Spanjolle letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

Vendi ynë po kalon momente shumë të vështira, pas tërmetit 6.4 ballësh që goditi mëngjesin e 26 nëntorit dhe kishte pasoja katastrofike.

Pasojat-e-termetit-ne-Durres-Zona-plazhit-3

Shumë shtete, bota e sportit dhe artit u solidarizuan me situatën e vendit tonë dhe kanë ngushëlluar e ndihmuar sado pak, familjet e prekura.

Së fundmi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë një letër ngushëllimi edhe nga Presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll, z. Luis Rubiales.

luis rubiales

I dashur Armand,
U trishtova shumë kur dëgjova për humbjet tragjike, numrin e madh të njerëzve të plagosur dhe shumë familjeve që humbën shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit, që goditi Shqipërinë.
Në emër të Federatës Spanjolle, dua të shpreh keqardhjen për njerëzit në vendin tuaj.
Mund ta shfrytëzoj këtë moment të trishtë për t’ju ofruar juve dhe dhe familjeve që janë prekur nga kjo katastrofë e madhe, ngushëllimin tim më të sinqertë.
Lutem na njoftoni nëse keni nëvojë për ndonjë ndihmë që mund t’ju ofrojmë në këtë kohë tragjike.
Gjithë të mirat!”, shkruhet në këtë letër.

rubiales

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"