“Na ndëshkoi arbitri”, shpërthen futbollisti i Korabit: S’dha dy penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2021 | 17:43

“Na ndëshkoi arbitri”, shpërthen futbollisti i Korabit: S’dha dy penallti

Ishte dy herë penallti, faull me dorë dhe ndërhyrje. Mbrojtësi i Korabit, Bekim Dida, për “Panorama Sport” deklaroi se Korabin nuk e ndëshkoi Dinamo, por arbitri Alla.

Dida

“E kishim vlerësuar takimin maksimalisht, pasi ishte e vetmja mënyrë për t’u ngjitur direkt nga vendi i parë në Superiore. Na vjen keq që gjykimet po shpërdorojnë gjithë investimin e Korabit për të realizuar këtë objektiv. Ndaj Dinamos na u mohuan dy penallti.

Fillimisht në pjesën e parë, kur kishte prekje të topit me dorë, e për habi, arbitri nuk e ka parë. Në pjesën e dytë gjithashtu, kur ndërhyrja ndaj meje ishte e gabuar, pasi më tërhoqi Boçi me të dyja duart duke më mbajtur nga bluza. Pra, jemi ndëshkuar nga arbitri dhe jo kundërshtari”, u shpreh Dida.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"