“Na mungon përvoja në finalizim”, trajneri i Flamurtarit pas humbjes me Besën: Ndeshja nuk nisi mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 15:07

“Na mungon përvoja në finalizim”, trajneri i Flamurtarit pas humbjes me Besën: Ndeshja nuk nisi mirë

Dritan Resuli mendon se Flamurtarit i mungon eksperienca për finalizim. Për “Panorama sport”, trajneri tha se ndikoi edhe kartoni i kuq i Kreshpës.
RESULI
“Që në fillim nuk nisi mirë si takim, pasi nga një goditje standarde morëm një gol, gjë që na penalizoi për mbarëvajtjen. Ekipi u mundua të reagojë, por kur mungon eksperienca për finalizim, ndodhin edhe këto lloj situatash. U munduam për të balancuar forcat në pjesën e dytë, por dalja e lojtarit me karton të kuq prishi të gjithë ekuilibrat. Ky rezultat në fushën tonë na dëshpëron, pasi nuk duhet të na ndodhë në këto momente apo në këta hapa. Gjithsesi, ne nuk do ta ulim kokën poshtë, por do të vijojmë të bëjmë më të mirën për të ecur përpara. Kampionati është i gjatë, grupi është i fortë dhe vetëm me punë do të shkojmë aty ku duhet”, përfundon Resuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"