“Na mungon cilësia, ju tregoj problemin e Kastriotit”, Ndreu: Pretendimet nga Shkodra? Jemi skuadra më e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 18:14

“Na mungon cilësia, ju tregoj problemin e Kastriotit”, Ndreu: Pretendimet nga Shkodra? Jemi skuadra më e…

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu është shprehur se skuadra e tij është e kushtëzuar nga mungesat dhe për këtë arsye po shfaqin një formë jo të mirë së fundmi. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, Ndreu ka thënë:

Ndreu

NDESHJA– E nisëm mirë lojën, por ka disa ndeshje që ne nuk arrijmë ta menaxhojmë si duhet lojën. E gjitha ndodh për shkak se nuk kemi lojtarë cilësorë, për ta menaxhuar lojën për 90 minuta. Patrik Bardhi luajti me sforco, pasi kishte probleme. Edhe Partizani ka shumë cilësi si skuadër. Ka 5-6 ndeshje që jemi keq. Kemi probleme psikologjike. Skuadra duhet ta kuptojë që jemi skuadra më e dobët. Duhet të bëjmë mirë, duke qëndruar të vendosur prapa dhe të shfrytëzojmë kundërsulmet. Kemi lojtarë të rinj, të cilët nuk i kanë cilësitë që të përballojnë të tilla ndeshje. Duhet të përmirësohemi, por na duhet shumë punë për këtë.

MUNGESAT– Unë e thashë edhe më lart. Na mungojnë 3-4 lojtarë që janë shumë të rëndësishëm për ne. Dlaim në sulm me shumë vonesë. De Silva bën që ne të dalim më shpejt përpara,. Me çunat e rinj nuk dalin dot aq shpejt, dalim me vështirësi. Jemi skuadër që pa 3-4 lojtarë na bie niveli. Sulmuesi është pika jonë e referimit dhe pa të e kemi shumë të vështirë.

AGRESIVITETI– Ka vetëm një problem. Ne jemi mangët me lojtarët. Kemi pasur sot lojtarë me kartonë, të cilët po të ndëshkoheshin do mungonin ndeshjen tjetër. Nëse ata do ndëshkoheshin, atëherë do detyrohesha të merrja lojtarë nga U-21. Kjo bëri që ne të mos ishim edhe aq shumë agresivë.

Pretendimet nga Shkodra se luajmë fortë vetëm me Vllazninë? Ne jemi një nga skuadrat më të rrezikuara dhe si mund të bëjmë tolerime apo gjëra të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"