“Na mungoi qetësia”, Manaj: Në pjesën e para kapa pak topa, të tregojmë vlerat ndaj Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 23:24

“Na mungoi qetësia”, Manaj: Në pjesën e para kapa pak topa, të tregojmë vlerat ndaj Francës

Rei Manaj shënoi golin e dytë në barazim 2-2 ndaj Andorrës. Në prononcimi pas ndeshjes, për mikrofonin e “RTSH”, lushnjari u shfaq i zhgënjyer duke deklaruar:

bandicam 2019-11-14 23-19-12-183

“Kush tha që u tregova egoist? Në pjesën e para kapa pak topa. Ishte e vështirë të bënim lojën tonë. Asgjë tjetër. Nuk e mendoja që do barazonim. E dinim që ishte ndeshje e vështirë. Shënuam me Balajn, te goli i atyre patëm faj. Ky është futbolli duhet të përmirësohemi dhe mos bëjmë gabime.

Bëmë ndeshje të mirë vetëm 10 minutat e fundit donim të luanim me topa të gjatë. Duhet të lëviznim më shumë. Ata mbroheshin mirë. Na mungoi qetësia. Futbolli të jep shansin që të diel do luajmë me Francën dhe të tregojmë vlerat tona. Besoj se isha mirë fizikisht”, u shpreh Manaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"