“Na mungoi fati”, Albion Marku: Rëndësi ka që krijojmë raste, sot ishim gati për të gjuajtur edhe… penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 19:19

“Na mungoi fati”, Albion Marku: Rëndësi ka që krijojmë raste, sot ishim gati për të gjuajtur edhe… penalltitë

Futbollisti i Partizanit, Albion Marku, bëri një paraqitje të kënaqshme në derbin ndaj Dinamos, i cili përfundoi në barazim 1-1. Ndër të tjera Marku dha një asist fantastik për Malën, por mesfushori nuk arriti ta shndërronte në gol. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Marku deklaroi:

MARKU

“Sot vrapuam shumë në pjesën e dytë, aman na mungoi pak fati. Çerekfinale me 1 takim? Sigurisht që do të ishim gati të gjuanim 11-metërshat.

Rëndësi ka që të krijojmë raste, nëse do të mundim ti shënojmë do jetë më mirë, por do të mungojmë gjithmonë të bëjmë më të mirën. Unë do mundohem të bëj gjithmonë më të mirën”, u shpreh Marku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"