Na mund edhe Maqedonia, U-17 i mbyll pa pikë kualifikueset (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2016 | 17:34

Na mund edhe Maqedonia, U-17 i mbyll pa pikë kualifikueset (VIDEO)

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë ka pësuar humbjen e tretë në kualifikueset e Kampionatit Europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Kroaci. Skuadra kuqezi u mposht 2-1 nga Maqedonia në ndeshjen përmbyllëse të Grupit 4.

Kombetarja U-17

Në stadiumin “Tulo Morganji” të Forlit, ekipi ynë gjeti i pari avantazhin me sulmuesin Emiliano Bullari në të 52-n.

Por gëzimi i kuqezinjve zgjati vetëm dy minuta, pasi maqedonasit rikthyen baraspeshën me Kolevskin. Minuta e 63-të solli edhe golin e fitores për Maqedoninë, me autor Angel Stratorskin.


Në këtë përballje trajneri Xhemal Mustedanagiç kishte vetëm 15 lojtarë në dispozicion, dy prej të cilëve portierë. Tre futbollistë mungonin për shkak kartonësh: Isufi u ndëshkua me të kuq në humbjen me Serbinë, kurse Liço dhe Lakti ishin të pezulluar pasi kishin marrë dy kartonë të verdhë në ndeshjet e mëparshme.

Formacionet

Megjithatë, përkundër disfatës dhe faktit që përfaqësuesja jonë bëri një paraqitje për t’u harruar dhe e mbylli grupin pa asnjë pikë, Federata Shqiptare e Futbollit “ngushëllohet” me faktin që fitorja ndaj nesh “nuk u mjaftoi fqinjëve tanë lindorë për të shpresuar kualifikimin”.

Fshf printscreen

Kjo, pasi në përballjen tjetër të grupit, Italia mundi 2-0 Serbinë duke u kualifikuar si kryesuese me pikë të plota, me serbët që gjithashtu sigurojnë një vend në “Elite Round” si ekipi i dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"