“Na morën djalin peng”, deklarata e babait të Xhokoviç mund t’i kushtojë shumë rëndë tenistit që po jeton me… buburreca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 17:45

“Na morën djalin peng”, deklarata e babait të Xhokoviç mund t’i kushtojë shumë rëndë tenistit që po jeton me… buburreca

Situata me Novak Xhokoviç në Australi ku ndalohet të marrë pjesë në Australian Open vazhdon të bëhet gjithnjë e më e çuditshme me deklarata, sulme e kundërpërgjigje që ndjekin njëra-tjetrën. Nëpërmjet mediave serbe, familja e sportistit ka sulmuar shtetin australian për vendimin për të izoluar sportistin në një hotel karantine të përgjithshme, por e kanë tepruar me deklarata e kjo mund t’i kushtojë përjashtimin për tre vite lojtarit.

gjokovic

“Ky është një sulm politik ndaj Novak Xhokoviç. Ai është bërë kokë turku në këtë situatë”, u shpreh nëna e tij, Dijana, për mediat serbe. Shumë më i ashpër ishte babai i tij, Srdjan, i cili kishte bërë thirrje që njerëzit të dilnin në rrugë për të shpëtuar tenistin. “Problemi me vizën nuk ka të bëjë asgjë me sportin, është një temë e një axhende të qartë politike. Djali im është marrë peng në Australi”, tha ai.

Familjarët e Xhokoviç janë të inatosur sidomos për faktin se stafi shoqërues i tenistit është në një hotel tjetër më cilësor, ndërsa serbi është në hotelin ku futen të gjithë udhëtarët që duhet të bëjnë garantim të detyruar në kufi. Sipas postimeve të një gazetari serb, Sasha Osmo, Xhokoviç është ankuar se është në kushte të këqija dhe se ka buburreca në dhomën e tij.


Deklarata të tilla duket se kanë acaruar organizatorët e Australian Open të cilët kishin paralajmëruar Xhokoviç të mos udhëtonte. Mediat australiane raportojnë se fjalët e babait të sportistit mund t’i kushtojnë shtrenjtë atij pasi mendohet përjashtimi i tij nga turneu për tre vitet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"