“Na lini rehat”, Grigor Tavo reagon vetëm për Xhekson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:21

“Na lini rehat”, Grigor Tavo reagon vetëm për Xhekson

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, u është shmangur komenteve në lidhje me ndeshjen ndaj Ventspils dhe për më tepër dyshimeve. Menjëherë pas sfidës, i pyetur nga “Panorama Sport” për sjelljen e lojtarëve në fushë, ai refuzoi të komentonte, ndërsa gjeti kohën vetëm për të sqaruar çështjen e mbrojtësit brazilian, Xhekson Ferrerira.

tavo

“Na lini rehat, ju lutem”, tha fillimisht Tavo duke dribluar, ndërsa më pas u ndal te braziliani. “Jemi një klub me rregulla dhe nuk mund të bëjë çfarë të dojë Xhekson. Ai është një lojtar i Luftëtarit deri kur të mbarojë kontrata”, ka sqaruar kreu i klubit. MALILE – Gjatë konferencës për shtyp të trajnerit Millosh Kostiç, çështjen e pezullimit të Xheksonit e sqaroi zëdhënësi për shtyp, Rigels Malile. “Xhekson ka kontratë me Luftëtarin deri në fundin e sezonit dhe ndaj tij është marrë një masë disiplinore, sepse nuk ka pranuar të udhëtojë me skuadrën.

Artur Dadaj dhe Grigor Tavo, dy financuesit e Luftëtarit

Lojtari ndoshta nuk e ka pritur mirë këtë masë ndëshkimore, por nuk është etike dhe as profesionale që një futbollist që nuk është titullar, të reagojë duke mos udhëtuar fare me skuadrën. Në këtë prizëm, klubi ka të drejtën të marrë masa, pasi lojtari ka thyer disiplinën. Por, Xhekson është një futbollist i Luftëtarit dhe do të jetë i tillë deri në ditën e fundit të kontratës”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"