“Na kishte marrë malli për këtë Vllazni”, Xhaferi pas kualifikimit: Kupa, objektivi minimal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 21:15

“Na kishte marrë malli për këtë Vllazni”, Xhaferi pas kualifikimit: Kupa, objektivi minimal

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë, ka qenë mjaft i emocionuar pas suksesit të sotëm të shkodranëve të cilët u kthyen për vitin e dytë radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë.  

ALBAN XHAFERI

“Na kishte marrë malli për këtë Vllazni e këto emocione se u bë një ndeshje mendoj e  bukur se të dy skuadrat luajtëm mirë. Vllaznia kishte një epërsi të dukshme, por kur shkuan me penallti, ishte moment i veçantë. Tani u kualifikuam, të mendojmë për finalen dhe si të arrijmë objektivat duke fituar Kupën e Shqipërisë.

Nuk kam dalë para mediave se kur njeriu zhgënjehet nga disa rezultate, se nuk jemi në formën e duhur… Por të kënaqemi me këtë fitore që arritëm. Të mbajmë ritmin që të ecim para për objektivat se faktikisht deri tani Vllaznia nuk është në objektivat e duhur, të paktën të finalizojmë objektivat minimale.

Çdo skuadër duhet respektuar maksimalisht. Laçi është skuadër e mirë dhe ka treguar se është rritur duke u ngjitur në vendin e dytë. Do të luftojmë e bëjmë përpjekjet të fitojmë Kupën se është objektivi që duhet të arrijmë.

Skuadra tani duket që ka një entuziazëm dhe duhet ta ruajmë në mënyrë që të luftojmë nga kampionati dhe kapim vendet e dytë apo të tretë. Por më e rëndësishme është të sigurojmë vendet e Europës.

Kur ekipi ka rezultate, gjithmonë do të ketë premio”, tha Xhaferi para mediave në fund të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"