“Na kanë mbetur edhe 9 finale”, Lorenco Vila: Kam dëgjuar fjalë për një ofertë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 18:30

“Na kanë mbetur edhe 9 finale”, Lorenco Vila: Kam dëgjuar fjalë për një ofertë…

Lorenco Vila gjeti përsëri rrugën e rrjetës me Teutën, teksa shënoi golin e avantazhit ndaj Apolonisë. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Vila u shpreh:

bandicam 2021-04-10 18-28-56-997

“Jam shumë i lumtur për shënimin e golit, por më shumë për fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë, e kishim vlerësuar si duhet dhe ia dolëm. Edhe para ndeshjes, me shokët e ekipit thamë që kemi edhe 10 finale, tani kanë mbetur 9 të tilla.

E ardhmja? I takon klubit të vendosë për ofertat. Fjalë për  oferta ka, por për gjithçka vendos klubi, e kanë ata në dorë.”, tha Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"